Efesianëve 2:1-22
2 Për më tepër, Perëndia ju dha jetë, ndonëse ishit të vdekur për shkak të shkeljeve dhe mëkateve tuaja,+
2 në të cilat ecnit dikur në të njëjtën udhë që ecën edhe sistemi+ i kësaj bote, duke vepruar në përputhje me sundimtarin+ e autoritetit të ajrit, frymës+ që tani vepron në bijtë e mosbindjes.+
3 Po, mes tyre, të gjithë ne dikur silleshim në harmoni me dëshirat e trupit tonë,+ bënim vullnetin e trupit+ e të mendimeve dhe ishim prej natyre fëmijë të zemërimit,+ si të tjerët.
4 Por Perëndia që është i pasur në mëshirë,+ në saje të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,+
5 na dha jetë së bashku me Krishtin, edhe kur ne ishim të vdekur për shkak të shkeljeve tona+—nëpërmjet dashamirësisë së pamerituar keni shpëtuar+—
6 e na ngriti+ së bashku dhe na uli së bashku në vendet qiellore+ në unitet me Krishtin Jezu,
7 që, në sistemin që po vjen,+ të shfaqet pasuria tejet e madhe+ e dashamirësisë së tij të pamerituar me anë të hirit të tij për ne, që jemi në unitet+ me Krishtin Jezu.
8 Në të vërtetë, falë kësaj dashamirësie të pamerituar, ju keni shpëtuar nëpërmjet besimit.+ Kjo nuk është falë jush,+ por është dhuratë e Perëndisë.+
9 Jo, nuk vjen nga veprat,+ që askush të mos ketë arsye për t’u mburrur.+
10 Sepse ne jemi fryt i punës së tij+ dhe u krijuam+ në unitet+ me Krishtin Jezu për vepra të mira,+ të cilat Perëndia i përgatiti që më përpara+ për ne, që të ecim në to.
11 Prandaj, mbani mend gjithmonë se, më parë, ishit njerëz të kombeve për sa i përket mishit+ dhe quheshit «parrethprerje» nga ajo që quhet «rrethprerje» e bërë në mish me dorë+—
12 se në atë kohë të veçantë ishit pa Krisht,+ të ndarë+ nga kombi i Izraelit dhe të huaj për besëlidhjet e premtimit,+ nuk kishit asnjë shpresë+ dhe ishit pa Perëndi në botë.+
13 Kurse tani, në unitet me Krishtin Jezu, ju, që dikur ishit larg, jeni afruar me anë të gjakut+ të Krishtit.
14 Sepse ai është paqja jonë,+ ai që të dyja palët+ i bëri një të vetme+ dhe shkatërroi murin+ e mesit që i ndante.+
15 Me anë të mishit të tij+ ai shfuqizoi armiqësinë,+ Ligjin e urdhërimeve të përbërë nga dekrete,+ që nga dy popuj+ të krijonte në unitet me veten një njeri të ri+ të vetëm e të bënte paqe,
16 dhe që nëpërmjet shtyllës së torturës+ t’i pajtonte plotësisht+ të dy popujt në një trup të vetëm+ me Perëndinë, sepse ai e kishte vrarë armiqësinë+ me anë të vetes së tij.
17 Erdhi e ju shpalli lajmin e mirë të paqes,+ juve që ishit larg dhe paqen atyre që ishin afër,+
18 sepse nëpërmjet tij ne, të dy popujt,+ kemi mundësinë t’i afrohemi+ Atit, me anë të një fryme të vetme.+
19 Pa dyshim, ju nuk jeni më të huaj,+ as të ardhur,+ por jeni bashkëqytetarë+ të të shenjtëve+ e pjesëtarë të shtëpisë+ së Perëndisë,
20 dhe jeni ndërtuar mbi themelin+ e apostujve+ e të profetëve,+ kurse guri i tij i qoshes+ është vetë Krishti Jezu.
21 Në unitet me të, e gjithë ndërtesa, e lidhur së bashku në mënyrë të harmonishme,+ rritet që të bëhet një tempull i shenjtë për Jehovain.+
22 Në unitet me të,+ edhe ju jeni ndërtuar së bashku për të formuar një vend, ku Perëndia të banojë me anë të frymës.+